LAJMI I FUNDIT:

Mansory sjell modelin e modifikuar të Mercedes S-Class

Mansory sjell modelin e modifikuar të Mercedes S-Class

Gjenerata aktuale e veturës luksoze të Mercedes-it është ndër projektet më të fundit të kompanisë së famshme gjermane të modifikimit Mansory, në të cilën, ndër të tjera, ata nuk i shmangen përdorimit të komponentëve agresivë të trupit dhe ngjyrave të ndezura në krijimet e tyre.

Në Mansory morën për bazë edicionin më të fuqishëm të S-Class Ë223, i cili fshihet pas logos S580, dhe më pas vendosën ta “trajtojnë” trupin me një ngjyrë që ndoshta asnjë nga blerësit potencialë të Mercedes nuk i përgjigjet modeleve të ngjashme nga Audi, BMW, Bentley, transmeton Telegrafi.


Grila e zezë e radiatorit dhe disa detaje të trupit të karbonit, përshtaten në mënyrë të përkryer me ngjyrën e zgjedhur Calahari Gold, ndër të cilat më së shumti bie në sy ftohësi i ajrit midis skajeve të katërfishta të sistemit të shkarkimit.

E nën kapak kjo “bishë” ka një motor 4-litërsh biturbo V8, i cili, me një sistem hibrid të butë, zhvillon pak më shumë se 500 kuaj fuqi, që shpërndahet nëpër rrota falë ndërruesit automatik (9-max).

Mjaftojnë vetëm 4.4 sekonda që shpejtësi nga 0-100 kilometra në orë të arrihet, kurse shpejtësia maksimale është e kufizuar në mënyrë elektronike. /Telegrafi/