Në Republikën e Moldavisë një manovër e përbashkët me ushtarët amerikanë të SHBA-së shkakton trazira. Opozita pro-ruse në vend bën fjalë për një invazion. Qeveria kundërvihet duke iu adresuar Moskës.
Nuk është hera e parë, që ushtria e SHBA-së merr pjesë në stërvitje ushtarake në ish-Republikën sovjetike të Moldavisë. E megjithatë kësaj here po shtohen emocionet prej kalimit të kufirit rumuno-moldav mes përmes fshtarave e qyteteve të rreth 200 ushtarëve amerikanë dhe duzina automjeteve të blinduara. “Mua më bën përshtypje, të shoh këto automjete këtu”, thotë Veaceslav nga Negresti. Ai bashkë me shokë të tjerë kanë dalë në anë të rrugës dhe përshëndesin ushtarët nga SHBA-ja. “Unë ndihem sikur më në fund tek ne po vijnë çliruesit”, thotë ai.
“Ç’punë kanë amerikanët këtu? Ne jemi një shtet neutral”, thotë në të kundërt Gennadij, një punëtor nga qyteti Balti.
“Përse e provokojnë ata Rusinë? A nuk e shohin ata, se çfarë po ndodh në Ukrainë?” Pensionistja Evdochia mendon ngjashëm: “NATO është tani këtu dhe sjell luftë”, thotë ajo. Kur në kufirin me Rumaninë ishin ende telat me gjemba, nuk kalonte asnjë tank përmes vendit.
Një vend i përçarë
Mendime të ndryshme në popullsi, pozicione të ndryshme edhe në politikë. Kryesisht që pas aneksimit të Krimesë nga Rusia dhe luftës në Lindje të Ukrainës qeveria pro-europiane në Kishinau përpiqet që ta afrojë më shumë vendin me Perëndimin, stërvitjet e përbashkëta ushtarake me SHBA-në janë një hap në këtë drejtim. Opozita pro-ruse përpiqet me të gjitha mjetet, që ta pengojë këtë kurs dhe aktuliasht ajo ndihet e mbështetur. Sivjet zhvillohen zgjedhjet presidenciale dhe kandidati i saj Igor Dodon sipas anketimeve kryeson në vend të parë. Manovra aktuale është për shefin e partisë socialdemokrate pro-ruse një rast i mirë, që ai ta paraqesë veten si luftarak: ata bëjnë fjalë për një “invazion amerikan” dhe pretendojnë, se prania e ushtrisë së SHBA-së cënon neutralitetin e Moldavisë.
Aksione simbolike
Edhe në fillim të majit socialdemokratët e bënë të qartë qendrimin e tyre, kur në kufi organizuan një aksion proteste “kundër inavzionit” të amerikanëve. Kur mbërritën tanket e para të SHBA-së në kalimin kufitar të Moldavisë në Sculeni u pritën nga njëra anë nga të rinj me pankarta në duar, në të cilat shkruhej: “NATO dhe Europa shpëtojnë Moldavinë”. Njëkohësisht autokolonës ushtarake amerikane iu desh të presë. Deputetë socialistë e bllokuan për një orë resht kalimin e automjeteve. Në gjoks ata mbanin shiritin e Shën Gjergjit – një simbol i vjetër i ushtrisë ruse e më pas edhe asaj sovjetike. Me këtë simbol ata u kërkonin dokumentat ushtarëve amerikanë. Dodon fotografitë e këtij të ashtuquajturi “kontroll” i postoi për efekt mediatik në faqen e tij në Facebook.
Qeveria pro-europiane në Kishinau ndodhet nën presion. Ministri i mbrojtjes Anatol Salaru deklaron, se stërvitjet e përbashkëta ushtarake janë pjesë e bashkëpunimit normal bilateral dhe nuk e cënojnë neutralitetin e Moldavisë. Një shtet i vetëm e kërcënon neutralitetin, kundërshton ai, pa e përmendur emrin e këtij vendi. “Ky shtet ka dislokuar trupat e veta pushtuese në Transnistri” – duke nënkuptuar me këtë praninë e rreth 2.000 ushtarëve rusë në rajonin separatist Transinstri, që juridikisht i përket Moldavisë, por që ka shpallur pavarësinë. Moska në vitin 1999 përmes një marrëveshjeje u zotua për tërheqjen nga rajoni, por megjithatë trupat janë të pranishme edhe sot e për shkak të manovrës aktuale ato do të mobilizohen në gjendje gatishmërie.
Histori e harruar
Këmbanat e alarmit ndërkohë po bien edhe tek policia moldave. Më 9 maj në Kishinau do të kremtohet si dita e Europës, ashtu edhe dita e fitores së ushtrisë sovjetike ndaj fashizmit. Eshtë planifikuar edhe një ekspozitë ushtarake, në të cilën krahas ushtrisë moldave do të prezantohen edhe armatimet e rënda të sapo sjella në vend prej SHBA-së.
Kreu i socialistëve Dodon pikërisht për këtë arsye ka bërë thirrje për aksione proteste në Kishinau kundër pranisë së amerikanëve në ditën e fitores. Kjo e ka indinjuar mjaft ambasadorin e SHBA-së në Moldavi, James Pettit, i cili menjëherë tërhoqi vëmendjen për meritat e aleatëve – pra edhe të amerikanëve – si dhe shumë viktimat e luftës, pra duke kujtuar luftën kundër Hitlerit e kësisoj duke e treguar drejt historinë.
Por në luftrat elektorale ndonjëherë e vërteta historike nënvleftësohet, sidoqoftë Gennadij, punëtori nga Balti, i jep të drejtë Dodonit. Djali i ri preferon të citojë një politilog nga televizioni rus, që së fundi paralajmëroi nga “një pushtim i Moldavisë prej ushtrisë së SHBA-së”. Ushtarët amerikanë s’kanë punë në Kishinau pikërisht në ditën e fitores së sovjetikëve ndaj Gjermanisë naziste, thotë Gennadij, i cili duket se nuk është vetëm me këtë mendim. Se sa janë ata që mendojnë kështu dhe se sa janë për kursin pro-perëndimor, kjo do të shihet në ditën simbolike më 9 maj në Kishinau./DW/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-51-780x439.jpg)
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
![Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-29-780x439.jpg)
Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme
![Netanyahu: Të gjitha pengjet do të lirohen dhe Hamasi do të shkatërrohet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_15-3-780x439.png)
Netanyahu: Të gjitha pengjet do të lirohen dhe Hamasi do të shkatërrohet
![Kërcënimet e Trumpit ngritin alarm, NATO diskuton vendosjen e trupave në Grenlandë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_11-10-780x439.png)
Kërcënimet e Trumpit ngritin alarm, NATO diskuton vendosjen e trupave në Grenlandë
![Trump deklaron se do të kandidojë përsëri në 2028 - a është e mundur?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_9-8-780x439.png)
Trump deklaron se do të kandidojë përsëri në 2028 - a është e mundur?
![Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_6-7-780x439.png)
Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados -](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/soto-780x439.png)
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
![Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ollsi.jpg)
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
![KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqz-1-e1739047798853-780x439.jpg)
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-51-780x439.jpg)
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
![Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/liqeni-nentokesor-780x439.jpg)
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
![Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/deco_1im23gzrj88ys1qq81hjimv3xv-780x439.png)
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi