LAJMI I FUNDIT:

Manjani: Sali Berishës s’ka shanse t’i zbutet masa

Manjani: Sali Berishës s’ka shanse t’i zbutet masa

Juristi Ylli Manjani e ka cilësuar si të pamundur lirimin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Kjo sepse sipas tij, praktika ligjore ka treguar që në raste të ngjashme, nuk është zbutur masa e sigurisë, për shkak se gjithmonë zbutja ose jo e saj është në proporcion me akuzat e ngritura ndaj një personi.

Në fjalën e tij Manjani u shpreh se do duhej që Berisha të hetohej për çështje me një peshë më të madhe, si armatosja e shqiptarëve me armë në vitin 1997 apo edhe çështja e Gërdecit, krahasuar me çështjen e kompleksit Partizani, për të cilën ish-kryeministri rezulton pronar legjitim e po quhet padrejtësisht i korruptuar.


“Me praktikën e derisotme nuk ka shanse t’i zbutet masa, nuk ka shanse t’i zbutet asgjë sepse masat e sigurisë lidhen indirekt edhe me akuzën. Pra nëse dikush akuzohet dhe akuza është e rëndë, atëherë shoqërohet edhe më masën e sigurisë”.

“Por gjithmonë masa e sigurisë është proporcionale, sa e rrezikshme është lënia e lirë e personit. Nuk jam avokati i Berishës, futem në ata që e kritikojnë ndër vite, do isha shumë i lumtur të hapej çështja e Gërdecit, lufta në 97-ën. Po që ta marrë pronari legjitim tokën dhe ju ta quani të korruptuar, nuk ka kuptim” –u shpreh Manjani në Euronewsal.

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori