Futbollisti maroken, Brahim Diaz humbi një penallti në finalen e Kupës së Kombeve të Afrikës që do t'i kishte sjellë kombëtares së tij titullin e Kupës së Kombeve të Afrikës, të parin në 50 vjet.

Në minutën e shtatë shtesë, gjyqtari Jean-Jacques Ndala akordoi një penallti për Marokun pas një rishikimi të VAR-it.


Ai përcaktoi se kishte një tërheqje në zonën e penalltisë pas goditjes nga këndi, Brahim Diaz u rrëzua dhe gjyqtari nga Republika Demokratike e Kongos tregoi nga pika e bardhë pas rishikimit të rastit.

Interesante është se trajneri Thiaë dhe shumë lojtarë të ekipit kombëtar të Senegalit u larguan nga fusha, dhe Sadio Mane qëndroi dhe u kërkoi lojtarëve të ktheheshin dhe ta përfundonin ndeshjen.

Senegalezët u rikthye pas disa minutave për të pritur gjuajtjen e penalltisë, por lojtari i kombëtares marokene, Brahim Diaz, tentoi një “panenka”.

Ai e bëri aq keq sa dukej sikur e humbi penalltinë me qëllim, dhe tani janë shfaqur pamje që sugjerojnë se ylli i Real Madridit me të vërtetë e humbi penalltinë me qëllim.

Konkretisht, Sadio Mane fillimisht foli me yjet më të mëdhenj marokenë Achraf Hakimi dhe Brahim Diaz. Kjo u pasua nga një bisedë me Edouard Mendyn, pas së cilës Diaz humbi penalltinë.

Shumë i interpretuan këto bisedime si një marrëveshje të qartë midis dy palëve, të gjitha me qëllim vazhdimin e ndeshjes finale dhe shpëtimin e futbollit afrikan nga një turp i paparë. /Telegrafi/

telegrafi sport app