LAJMI I FUNDIT:

Mandl: Lidershipi i Serbisë po sillet në mënyrë agresive duke mos e pranuar të kaluarën

Mandl: Lidershipi i Serbisë po sillet në mënyrë agresive duke mos e pranuar të kaluarën

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl ka akuzuar lidershipin në Serbi se po sillet në mënyrë agresive në rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke mos e pranuar të kaluarën.

Mandl theksoi se Serbia mundet me qenë motor i ekonomisë në rajon dhe të kontribuojë për të tërë rajonin, mirëpo udhëheqja institucionale atje nuk po e bën një gjë të tillë.

Gjatë fjalës së tij në konferencën e Federatës së Paqes Universale, ku po diskutohet për “Paqen, stabiliteti dhe tranzicioni demografik në Ballkanin Perëndimor”, Mandl tha se përparimi i rajonit bëhet vetëm përmes bashkëpunimit dhe jo konfliktit.


“Serbia mundet me qenë sikurse Gjermania në Ballkanin Perëndimor, si një motor i ekonomisë. Serbia mundet të kontribuojë në përparimin e njerëzve të vendit të vet dhe më pastaj të rajonit. Shumë njerëz në Serbi e bëjnë këtë, por lidershipi i Serbisë nuk po e bën një gjë të tillë. Ata po sillen në mënyrë agresive, duke mos e pranuar të kaluarën”, tha ai.

Ai e konsideroi të domosdoshme realizimin e reformave më gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor si parakusht për investime strategjike dhe integrime evropiane.

“(Në rajon) Bashkëpunimi me shumë se konfrontimi, bashkëpunimi më shumë sesa konflikti. Ky duhet të jetë qëllimi kryesor në Ballkanin Perëndimor… Investimet janë të nevojshme, sa më pak burokraci më shumë mundësi dhe sundim të ligjit. E di se gjasat do të jenë më të mëdha për investime që të bëhen në Kosovë dhe rajon. Sistemi arsimor, shëndetësor janë kushte për zhvillim të duhur. Reformat janë të nevojshme për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor”, tha ai. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Kalo në kategori