Mandarinat me origjinë nga Shqipëria, kanë rezultuar me mbetje të pesticideve të rrezikshme Chlorpyrifos dhe Phosmet.
Kështu ka bërë të ditur Sistemi Evropian i Sigurisë Ushqimore (RASFF). Këto substanca, të ndaluara për përdorim në Bashkimin Evropian, paraqesin rreziqe serioze për shëndetin e njeriut.
Lidhur me këtë nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), kanë bërë të ditur për Telegrafin se janë duke e monitoruar situatën e njoftimeve të dërguara nga RASFF për vendet e tjera për gjetje të prezencës se pesticideve mbi nivelet e lejuara në produktin mandarina ( mandarina/ clemantina te fërkata), me orgjinë nga Shqipëria.
Zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi theksoi se AUV ka ngritur masat e nivelit të kontrollit.
“AUV nga mbrëmë ka ngritur masat e nivelit të kontrollit për ngarkesat me llojin e produktit mandarinë. Të gjitha kontingjentet apo ngarkesat me këtë produkt, përveç kontrollit inspektues të detajuar, merren mostra nga secila për testim laboratorik me qëllim testimi/përcaktimi të nivelit të mbetjeve në pesticide përfshihet ( lloji parametri i dyshuar për testim ( MRL) në Chlorpyrifos dhe phosmet). Ngarkesat qëndrojnë në Pikë Kontrollet Kufitare deri në rezultat te analizave laboratorike”, tha Thaçi.
Ai shtoi se përderisa Kosova nuk është e përfshirë në lajmërimet e RASFF, masën e vendosur e bëjnë me qëllim të eliminimit të dyshimeve të ngritura.
“Synim kryesorë të punës tonë, që buron edhe nga mandati ligjorë kemi mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve konsumator. Deri më tani nuk ka pasur asnjë element dyshues mbi këtë produkt. Jemi në kontakt me autoritete shqiptare në shkëmbim të informacioneve mbi secilën risi që ndodh në gjetjet eventuale në produkte. Mbrojtja e konsumatorëve bëhet pa dallim”, ka thënë Thaçi.
Ministria e Bujqësisë së Shqipërisë ka bërë të ditur se bëhet fjalë për tre ngarkesa me mandarina ‘Clementine’, të eksportuara nga subjektet grumbulluese ushqimore me vendndodhje në Berat dhe Fier. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rregullat e reja të BE-së për eksport dhe import i zë “befas” bizneset në Kosovë

Një moment krenarie për Jaffa Plus dhe Kosovën!

Realizoje jetën e rehatisë dhe komoditetit në Kompleksin Linda

Rëndësia e promovimit të biznesit përmes medias - Forcimi i kredibilitetit dhe PR-it me PROMO artikull

Prilli i suksesit - Zbuloni ofertat me Telegrafi Jobs!

Qeveria: Rritja e tarifave të energjisë nuk duhet të prekë amvisëritë me konsum të ulët

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

A po përgatitet SHBA-ja për sulm ndaj Iranit - imazhet satelitore tregojnë grumbullimin e bombarduesve të padukshëm B-2

Barcelona ishte e vetëdijshme për thyerjen e rregullave ndaj Osasunas – pse nuk morën masa?

Çka e shkaktoi tërmetin e Myanmarit - dhe pse bëri që një kullë të shembet në Bangkok?

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Zëvendëskryeprokurori apo Prokuroria Speciale dhe Këshilli Prokurorial, kush po e thotë të vërtetën?

Shefi i klubit të njohur anglez e pranon haptas se po synojnë transferimin e Arda Guler