Roma ka njoftuar se ia ka zgjatur kontratën Gianluca Mancinit për pesë vitet e ardhshme.

Mbrojtësi italian iu bashkua Giallorossëve nga Atalanta në vitin 2019, fillimisht si huazim, para se të transferohej për 13 milionë euro një vit më pas.


Kontrata e re do ta mbajë 26-vjeçarin në Stadio Olimpico deri në vitin 2027.

Në tri sezonet e kaluara me Romën, Mancini ka regjistruar 128 paraqitje duke shënuar shtatë gola.

Ai ishte startues në finalen e Ligës së Konferencës në, të cilën Giallorossët e fituan në muajin maj.

Njëherësh, Mancini është pjesë e Italisë nga viti 2019, ku ka regjistruar nëntë paraqitje. /Telegrafi/

telegrafi sport app