Manchester United po has në vështirësi për transferimin e Seskos, një tjetër klub anglez e do sllovenin

Manchester United dhe Newcastle janë futur në bisedime serioze për Benjamin Seskon.
Sipas gazetarit të Sky Sport DE, Florian Plettenberg, të dy klubet kanë nisur negociatat me përfaqësuesit e sulmuesit slloven.
United dhe Newcastle kanë paraqitur projektet dhe ofertat e tyre financiare për 22-vjeçarin.
Tani vendimi është në duart e lojtarit dhe agjentëve të tij, të cilët do të vlerësojnë ofertat.
RB Leipzig ende nuk ka marrë një ofertë zyrtare, por pritet që ato të dorëzohen së shpejti.
Newcastle raportohet të jetë më agresiv në përpjekjet për ta bindur Seskon që t’i bashkohet.
Sesko iu bashkua Leipzig verën e kaluar nga Salzburg për 24 milionë euro, dhe shënoi 21 gola e 6 asiste sezonin e fundit./Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals











































