LAJMI I FUNDIT:

Manchester United merr një vendim drastik për Casemiron

Manchester United merr një vendim drastik për Casemiron

Prej disa javësh, lajme të ndryshme qarkullojnë rreth Casemiros dhe rolit të tij aktual në radhët e Manchester United, aty ku ata tashmë duket se e kanë të qartë hapin tjetër që duhet të ndërmarrin për të zgjidhur këtë çështje.

Te Manchester United janë në dijeni se sezoni nuk po shkon ashtu siç pritej me skuadrën që tanimë ka 10 pikë mbrapa liderit të Ligës Premier.

Edhe dalja në Evropë nuk do të jetë aspak një mision i lehtë, pasi ka shumë klube më në formë dhe që kanë krijuar distancë me pikë.


Megjithatë një problem tjetër që është në Old Traford është ai i mesfushorit brazilian Casemiro, i cili duket se i ka ditët e numëruara te gjiganti anglez.

Largimi i brazilianit duket i qartë në janar, edhe pse flitej njësoj edhe në verë por ai mbeti pjesë e skuadrës.

Djajtë e Kuq kanë marrë vendim për shitjen e brazilianit në afatin kalimtar të janarit dhe po presin ofertën e duhur për ta shitur atë.

E ardhmja e mesfushorit defensivë duket se do të jetë në Arabinë Saudite, pasi duket e vështirë që ndonjë skuadër evropiane t’i ofrojë pagën prej 15 milionë eurove neto në sezon sa fiton aktualisht ai në Old Traford. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

Liga e Kampionëve
Te Real Madridi shqetësohen për atë që bëri Mbappe mbrëmë përballë Atleticos

Te Real Madridi shqetësohen për atë që bëri Mbappe mbrëmë përballë Atleticos

Liga e Kampionëve
Shënoi golin e fitores, por Elliott drejton gishtin tek heroi i vërtetë i Liverpoolit

Shënoi golin e fitores, por Elliott drejton gishtin tek heroi i vërtetë i Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Barcelona me dhjetë lojtarë në fushë merr triumf të madh ndaj Benficas si mysafir

Barcelona me dhjetë lojtarë në fushë merr triumf të madh ndaj Benficas si mysafir

Liga e Kampionëve
Tallej me Diego Simeonen gjatë ndeshjes, Brahim Diaz befason sërish me deklaratë

Tallej me Diego Simeonen gjatë ndeshjes, Brahim Diaz befason sërish me deklaratë

Liga e Kampionëve
Zbulohet plani perfekt i Real Madridit për Arda Guler dhe Endrick

Zbulohet plani perfekt i Real Madridit për Arda Guler dhe Endrick

La Liga
Kalo në kategori