Mesfushori i Manchester United, Paul Pogba, ka deklaruar se nuk ka të drejtë të flas për gazetarët.

25-vjeçari u ankua për mungesën të sulmit në ndeshjen që United barazoi 1-1 kundër Wolves më 22 shtator.


Jose Mourinho e largoi nga detyrat zëvendës-kapitenit pas asaj ndeshje, gjë që pati shumë zhurmë.

GettyImages 1043284394 Paul Pogba e Jose Mourinho . (Photo by Marc Atkins/Getty Images)

Fituesi i Kupës Botërore ka arritur të mbajë vendin e tij në formacionin startues.

Pogba pas ndeshjes kundër West Ham United, që u humb nga United 3-1, u pa duke iu thënë gazetarëve: "Ju më doni të vdekur?".

Tani duket se francezi është paralajmëruar zyrtarisht nga klubi dhe të martë iu tha medieve që nuk i lejohet të flas.

GettyImages 1044779236 Paul Pogba . (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)

"Më kanë thënë se nuk më lejohet të flas", ka thënë ia shkurt.

Se Pogba është frenuar dhe e ka kuptuar situatën e tregon edhe postimi i fundit në rrjetet sociale ku ka shkruar: "Le të vazhdojmë të luftojmë United".

Pogba ka pasur probleme me Mourinhon, por duket se ato po shkojnë drejt shuarjes. /Telegrafi/  

telegrafi sport app