LAJMI I FUNDIT:

Manchester United fiton me përmbysje në Olfd Trafford ndaj Nottinghamit – xhiron tjetër e zhvillon derbin

Manchester United fiton me përmbysje në Olfd Trafford ndaj Nottinghamit – xhiron tjetër e zhvillon derbin

Manchester United ka fituar 3-2 me Nottingham Forestin në Old Trafford në kuadër të javës së tretë në Ligën Premier.

Pas vetëm dy minutash lojë, Forest kaloi në epërsi me golin e TaiWo AWoniyi.

Por, kaluan vetëm dy minuta nga goli i parë dhe mysafirët dyfishuan epërsinë me golin e willy Boly, ndërsa Andre Onana bëri një gabim trashanik.


Tjetër ndeshje, tjetër gafë nga Onana - reagim i ngathët nga portieri i Manchester United
Lexo po ashtu Tjetër ndeshje, tjetër gafë nga Onana - reagim i ngathët nga portieri i Manchester United

Kamerunasi kishte një intervenim të dobët, duke ia lehtësuar lojtarit kundërshtar të shënonte në portën e tij.

Golin për Djajtë e Kuq e realizoi Christian Eriksen në minutën e 17-të, me një asistim të Marcus Rashford.

Me këto tri gola edhe përfundoi pjesa e parë, derisa në të dytën u shënuan dy gola tjetër dhe pati karton të kuq.

Vendasit i barazuan shifrat në 2-2 me golin e Casemiros, që u asistua prej Bruno Fernandes.

Një goditje më e rëndë erdhi për Nottinghamin në minutën e 67-të, kur Joe Worrall u përjashtua me karton të kuq.

United e shfrytëzoi këtë epërsi numerike, ndërsa fitoi një penallti në minutën e 76-të, të cilën në gol e konvertoi Bruno Fernandes për 3-2

Pas javës së tretë, Manchester United gjendet në vendin e pestë me gjashtë pikë, ndërsa në xhiron e katërt do të kenë punë me Arsenalin – një takim aspak i lehtë në udhëtim te Gunners. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Në trend Sport

Më shumë
Real Madridi do t'i rikthejë dy talentët që po shkëlqejnë në skuadrat e tjera

Real Madridi do t'i rikthejë dy talentët që po shkëlqejnë në skuadrat e tjera

La Liga
'Specialisti i penalltive', Florent Hadergjonaj po kalon sezonin më të mirë në karrierë: Dua Evropianin ose Botërorin me Kosovën

'Specialisti i penalltive', Florent Hadergjonaj po kalon sezonin më të mirë në karrierë: Dua Evropianin ose Botërorin me Kosovën

Ndërkombëtare
Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bundesliga
I kërkoi autograf Messit në fund të ndeshjes, gjyqtari mori një pezullim të madh

I kërkoi autograf Messit në fund të ndeshjes, gjyqtari mori një pezullim të madh

Ndërkombëtare
Reali merr tjetër goditje para ndeshjes me Sociedadin, lëndohet edhe Vini Jr

Reali merr tjetër goditje para ndeshjes me Sociedadin, lëndohet edhe Vini Jr

La Liga
Lionel Messi i gatshëm për rikthim të bujshëm te Barcelona

Lionel Messi i gatshëm për rikthim të bujshëm te Barcelona

Ndërkombëtare
Kalo në kategori