LAJMI I FUNDIT:

Manchester United e City ‘peshkojnë’ dy anëtarë të Juventusit

Manchester United e City ‘peshkojnë’ dy anëtarë të Juventusit

Agjenti italian, Vincenzo Morabito ka thënë se Juventusi ka refuzuar një ofertë nga Manchester City për Adrien Rabiot dhe konfirmon që Manchester United e vlerëson Fabio Paraticin.

Morabito, një agjent dhe ndërmjetësues italian, foli për Tuttosport përpara ndeshjes Juventus – Lazio.

“Unë nuk jam agjent i tij, por mendoj se ky mund të jetë viti i duhur për Milinkovic-Savic për një kalim te Juventusi”, ka thënë Morabito.


“Është momenti i duhur për Bianconerët dhe gjithashtu për Lazion. Tregu ka ndryshuar për të gjithë, madje edhe për klubet më të mira të Evropës”.

“Ne jemi përsëri në epokën para Neymar. Çmimi i kërkuar i Milinkovic ishte 100 milionë euro, jo në rrethin prej 50 milionë. Juventus ka nevojë për një mesfushor me karakteristikat e tij”.

A do të largohet Adrien Rabiot nga Juventusi?

“Ai është një objektiv i Manchester City, por ai nuk do të largohet nga Juventusi”.

“Paratici tashmë i ka thënë jo mikut të tij Begiristain”.

“Fabio është një nga drejtorët më të mirë në Evropë dhe nuk është rastësi që Manchester United e vlerëson atë. Ai gjithashtu ka një marrëdhënie të mirë me Florentino Perez, por ai do të qëndrojë në Juventus”, ka shtuar më tej agjenti. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme

“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme" - Nainggolan flet për arrestimin pas dyshimit për kontrabandë kokaine

Ligat tjera
“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

Ligat tjera
Gjest i paprecedent në ndeshjen Espanyol-Barcelona: Lojtarja kapet nga kamerat duke e prekur kundërshtaren, por fjalët e saj ishin shokuese

Gjest i paprecedent në ndeshjen Espanyol-Barcelona: Lojtarja kapet nga kamerat duke e prekur kundërshtaren, por fjalët e saj ishin shokuese

Ligat tjera
Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Serie A
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
Vedat Muriqi i kthehet golave, por nuk i mjaftoi Mallorcas për fitore - sulmuesi prej më të mirëve në fushë

Vedat Muriqi i kthehet golave, por nuk i mjaftoi Mallorcas për fitore - sulmuesi prej më të mirëve në fushë

La Liga
Kalo në kategori