Manchester United ka marrë një fitore të madhe në Old Traford përballë Brentfordit me rezultat të pastër 3-0.

Bruno Fernandes, Cristiano Ronaldo dhe Raphael Varane ishin autorët e golave për Djajtë e Kuq, që u kthyen te fitoret pas tri humbjeve pa shijuar triumfin.


Ishte qendërmbrojtësi francez, Raphael Varane që pati notën më të lartë në këtë sfidë ku ishte i pakalueshëm në mbrojtje derisa shënoi edhe golin e tretë.

Screenshot 2 3

Nota të mëdha morën edhe David De Gea, Cristiano Ronaldo e Bruno Fernandes.

Ndërkohë tek mysafirët nota më e lartë shkoi për Christian Eriksen, derisa më i dobëti në fushë ishte mbrojtësi i majtë Henry. /Telegrafi/

telegrafi sport app