Manchester City fiton luftën me të tjerat, Julian Alvarez do të bëhet ‘qytetar’

Manchester City ka sjellë një përforcim të mëdha për sezonin e ardhshëm, pasi thuhet se tashmë e kanë afruar sulmuesin e River Plates, Julian Alvarez.
Këtë informacion e ka konfirmuar gazetari i njohur Fabrizio Romano, i cili pretendon se transferimi është mbyllur për 18.5 milionë euro dhe se ky futbollist do të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare.
Thuhet lojtari do të qëndrojë në River Plate deri në korrik të vitit 2022, ku pastaj do t'i bashkohet skuadrës së Pep Guardiolas.
Futbollisti ka lindur më 31 janar të vitit 2000 dhe karrierën e ka nisur në skuadrën e të rinjve të River Plate, për të cilën ka debutuar në vitin 2018.
Me ndeshjet e mira në skuadër, ai e meritoi ftesën në kombëtaren e Argjentinës dhe debutoi me Gauchos në vitin 2021 kundër Kilit, kur në pjesën e dytë hyri në fushë në vend të Angelo Di Marias.
Bayern Munich, Juventus, Man Utd dhe Barcelona janë klubet që po ashtu ishin interesuar për argjentinasin. /Telegrafi/






















































