Manchester City mësohet se ka arritur marrëveshje me Shakhtar Donetskun për mesfushorin Fred për vlerën e 44.5 milionë funteve. 

U priste që City të nënshkruante me lojtarin në janar, por tashmë marrëveshja është arritur për kalimin e brazilianit në verë.


Qytetarët ishin në grup me ukrainasit, ku e panë nga afër talentin e lojtarit, për të nënshkruar pastaj me të.

GettyImages 877303628 Fred i Shakhtar Donets. (Photo by Maurizio Lagana/Getty Images)

Ish mesfushori i Arsenalit,  Gilberto Silva, është agjent i lojtarit dhe mësohet si ai ka qenë iniciator për arritjen e marrëveshjes.

Pas afatit të janarit City vendosi që të arrijë marrëveshje me lojtarin, dhe të nënshkruajë që ta ketë gati për verë.

Pas e mbylli marrëveshjen për Aymeric Laporten, duke e paguar klauzolën e tij prej 57 milionë funteve, City kishte tentuar edhe Riyad Mahrezin dhe Fredin.

Megjithatë nuk arritën me asnjërin marrëveshje gjatë janarit.  /Telegrafi/

telegrafi sport app