Ministri për shoqëri informative dhe administratë, Damjan Mançevski sot edhe një herë e ka përsëritur konstatimin e mëhershëm se nuk do të ketë lëshime nga puna në administratën shtetërore, shkruan Telegrafi Maqedoni.

''Do të ketë ri-kahëzim të administratorëve në pozita ku ka nevojë ndërsa kjo nuk do të thotë lëshim nga puna. Numri i saktë do të dihet në mars se sa të punësuar do të ketë administrata'' deklaroi Mançeski në pyetjen e gazetarëve.


''Ka raste kur ne nuk kemi profesionistë që do të ulen në pozita udhëeqëse dhe për këtë ne e kemi problem të kemi shërbim efikas në administratë.''

Duke e komentuar shpalljen për vende pune në Kuvendin e Maqedonisë, Mançevski ka premtuar rishikim të shpalljes dhe do të përmirësojnë, siç e quajti ai, shpallje diskriminuese.

''Jemi duke punuar që çdo ditë të përmirësojmë gabime'' përfundoi Mançevski. /Telegrafi/