Manchester City vazhdon me fitore, mposht Olympiacosin

Manchester City ka marr fitoren e tretë në po kaq ndeshje në Ligën e Kampionëve, kësaj radhe duke e mposhtur Olympiacosin me rezultat 3-0.
Ndeshja nisi me gol për qytetarët që shënuan që në minutën e 12-të.
Një asisim i bukur i Kevin De Bruyne për Ferran Torres, i cili shënoi për 1-0.
Pjesa e parë nuk solli më gola, ndërsa goli i radhës u shënua në minutën e 81-të të ndeshjes.
Gabriel Jesus që u fut në lojë në pjesën e dytë shënoi gol të bukur për ta siguruar fitoren e Cityt.
Krejt në fund kishte kohë edhe për Joao Cancelon që të shënonte për 3-0.
https://twitter.com/marinovpeixoto/status/1323744701120393218
Me këtë fitore Manchester City ka nëntë pikë, ndërsa Olympiacos tri sosh. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
03/11/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































