LAJMI I FUNDIT:

Manastirliu: Do të bëjmë një spital të ri karantinë brenda 20 ditëve

Manastirliu: Do të bëjmë një spital të ri karantinë brenda 20 ditëve

Ministrja e Shëndetësisë në Shqipëri, Ogerta Manastirliu gjatë konferencës online të Qeverisë tha se po bëhen gati të bëjmë një spital karantinë brenda 20 ditëve të ardhshme.

“Po bëjmë gati të ngremë një strukturë të re, një spital karantinë për rastet jo të rënda”, tha ministrja.

Ministrja deklaroi se është bërë një vlerësim për një objekt që po shqyrtohet për ta kthyer në një strukturë spitalore bazë për ata pacientë të cilët do të kenë nevoja të trajtimit jo specialistik.


Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu tha se po bëhen të gjitha vlerësimet për të pasur një strukturë tjetër që do të rehabilitohet për të ofruar shërbim për pacientët e prekur me COVID-19, nëse tejkalohen skenarët e parashikuar.

“Kemi bërë sot një investigim në vendin ku mendojmë dhe besojmë të jetë ky objekt i cili do t’i nënshtrohet edhe një rehabilitimi dhe më pas edhe një plotësimi të nevojave bazë, me mobilimin spitalor dhe me aparaturat bazike që ne vlerësojmë për të pasur së afërmi dhe për të përballuar fluksin për ata pacientë që nuk do të jenë në gjendje të rëndë”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë bëri me dije që synohet brenda 20 ditësh të fillojë përshtatja e strukturës së identifikuar, në spitalin e ri, teksa shkoi se ky spital konsiderohet skenar i katërt në rendin e skenarëve të projektuara./tch/