Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nuk ka një përgjigje të saktë se kur Shqipëria do të dalë nga kriza e shkaktuar nga COVID-19.
Manastirliu deklaroi në “Real Story” në News24 se sistemi shëndetësor po i absorbon mirë rastet dhe kurba është zbutur falë masave por kujton se coronavirusi është një armik i pabesë.
“Ne kemi 4 pacientë të intubuar dhe 7 pacientë me oksigjen që janë përsëri në reanimacionet tona dhe 62 të shtruar në të dy spitalet. Nuk kemi një saturim të sistemit, po i absorbon shumë mirë rastet. Ka raste që në shtet të Azisë kur kjo kurbë është ulur dhe është kthyer sërish. Nuk do doja të nxitoheshim dhe të jepnim tani opinion që mund të rrëzohen nesër nga fakte kokëfortë sepse përballemi me një armik që është i pabesë. Në Shkodër është kryer një hetim i hollësishëm dhe janë kontaktuar kontaktet, janë testuar më shumë se 200. Strategjia është e njëjtë si në gjithë vendin. Shkodra ka pasur dy vatra, dhe strukturat janë fokusuar të bëjnë direkt izolimin dhe shkëputjen e zinxhirit të infeksionit. Ne ia kemi arritur ta zbusim këtë kurbë falë masave dhe duhet të presim nëse kemi hyrë në një kurbë të sheshtë, çfarë na bën të relaksuar pak, në thonjëza është fakti që në spitalet tona nuk kemi mbingarkesë”, deklaroi ajo.
Sa i përket lehtësimit të lëvizjes, ministrja tha se do të shohin ditë pas dite trendin e rasteve të reja pozitive.
“Ajo që OBSH vlerëson është që trendi i pozitives të mos kalojë një përqindje të caktuar. Nëse përqindja e rasteve që dalin pozitive në raport me testimet është 18-19 % atëherë jemi në një nivel të lartë. Ne nuk kemi vatra sociale, por vatra familjare. Jemi ende herët për të folur, por nuk jemi herët për të menduar strategjitë e daljes”, deklaroi Manastirliu.
Sipas saj, deri sa të ketë një vaksinë do ketë gjithmonë rrezik për marrjen e infeksionit.
“Do të fillojmë të mendojmë në mënyrë të kujdesshme. Edhe kryeministri e ka deklaruar që jemi duke menduar për një lehtësim me pikatore por duke marrë masa shtesë. Deri sa të dalë vaksina do të jetë gjithmonë rreziku i marrjes së infeksionit. Do të vlerësohen në dinamikë masat. Ne kemi ndjekur një strategji që na ka dhënë rezultate. Do të ndjekim strategji që do të jetë dinamike. Po planifikojmë pika laboratorike dhe në qytete të tjera.
Mjekët më thonë gjithmonë një gjë, ata që e humbin kryesisht betejën me coronavirusin janë më shumë moshat e mëdha që kanë sëmundje shoqëruese. Mjekët më thonë që bëhet e pamundura për të shpëtuar pacientët por është e vështirë tek personat që kanë sëmundje bashkëshoqëruese”, u shpreh ministrja./ballkanweb/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur
Deri në fund të muajit do të përfundojë procedura për shpërndarjen e mjeteve nga kredia hungareze për kompanitë
Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova