Manastiri i Zvërnecit në Vlorë mbetet destinacioni i parë më i frekuentuar gjatë ditëve të para të 2023.
Të shumtë në numër turistë dhe vendas i janë drejtuar për një shëtitje në natyrë.
Pavarësisht vizitorëve të shumtë, projekti i ndërtuar më pak se pesë vite më parë është gati e pakalueshme. Ndërsa platforma e drurit është harkuar.
Pushuesit thonë se është si pasojë e kushteve klimaterike.
Një projekt i cili nisi në vitin 2017 e që parashikonte ndërtimin jo vetëm të urës, por edhe një galeri dhe muze të florës e faunës së zonës.
Projekti mbeti përgjysmë, ajo që u ndërtua ishte vetëm ura e drurit, edhe kjo e fundit sot e amortizuar, raporton A2 CNN. /Telegrafi/