LAJMI I FUNDIT:

Man Utd po shikon nga e ardhmja – Ylli i Benficas futet në listën e dëshirave të trajnerit Ten Hag

Man Utd po shikon nga e ardhmja – Ylli i Benficas futet në listën e dëshirave të trajnerit Ten Hag

Manchester United po vlerëson mundësinë për të bërë një lëvizje për mesfushorin e Benficas dhe Portugalisë, Joao Neves, verën e ardhshme.

19-vjeçari, i cili së fundmi bëri debutimin e tij me kombëtaren në fitoren 5-0 të Portugalisë ndaj Bosnjës dhe Hercegovinës në një ndeshje kualifikuese për Euro 2024, ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve të Ligës Premier, Manchester United, sipas gazetarit të Sky Sports, Florian Plettenberg.

Raporti gjithashtu shton se Neves ka qenë në listën e ngushtë të “Djajve të Kuq” për shumë kohë tani dhe klubi është gati të bëjë një ofertë zyrtare për të verën e ardhshme. Përveç United, disa klube të mëdha evropiane janë gjithashtu të prirur për të siguruar nënshkrimin e lojtarit.


Manchester United së fundmi është përforcuar në disa pozita, me lojtarë si Sofyan Amrabat, Sergio Reguilon, Mason Mount dhe Rasmus Hojlund që kanë përforcuar klubin anglez.

Megjithatë, konkurrenca e ashpër në Ligën Premier e cila po rritet dita ditës, e ka detyruar bordin e klubit që të shikojë për alternativa të reja në treg në mënyrë që të jenë një rival i denjë për ekipet tjera.

Benfica në anën tjetër thuhet se nuk do ta bëjë të lehtë për asnjërën skuadër të interesuar për shërbimet e Neves, pasi që drejtuesit e klubit portugez e shohin atë si futbollist kyç në lojën e tyre dhe vetëm një ofertë marramendëse mund ta ndryshojë mendimin e tyre./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

La Liga
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Kalo në kategori