Klubi anglez, Manchester Unitedi po lidhet me një sulm të dyfishtë për dy yjet liderit të Serie A, Napolit, Victor Osimhen dhe Kim Min-Jae.

Sipas mediumit The Sun, United pritet të nisë një ofertë masive të dyfishtë për lojtarët kryesorë të Napolit , Osimhen dhe Kim Min-Jae.


Osimhen, Harry Kane dhe Goncalo Ramos thuhet se kryesojnë listën e dëshirave të Erik ten Hag për verën, por nigeriani i Napolit shihet si favorit.

Dhe megjithëse Raphael Varane dhe Lisandro Martinez janë vendosur si mbrojtës qendror të zgjedhur nga Ten Hag, trajneri dhe drejtuesit duan t’i shtojnë opsione.

Min-jae nga Koreja e Jugut konsiderohet si një opsion ëndrrash për klubin nga Old Trafford.

osimhen min jae

Trajneri i Napolit, Luciano Spalletti javën e kaluar e quajti atë mbrojtësin më të mirë në botë të momentit.

United deri më tani ka shpenzuar rreth 213 milionë funte në sezonin e parë të Ten Hag në krye dhe shpenzimet pritet të shtohen edhe më shumë në verë. /Telegrafi/

telegrafi sport app