Manchester United është i gatshëm të përfshijë Rasmus Hojlund në një marrëveshje shkëmbimi për transferimin e Victor Osimhen në verë.
Sulmuesi nigerian po luan momentalisht në huazim tek Galatasaray, atje ku ka realizuar 20 gola në 27 paraqitje në të gjitha garat.
Osimhen do të rikthehet tek Napoli në verë dhe gjiganti italian është i gatshëm ta lejojë lojtarin të largohet, në rast se ndonjë klub aktivizon klauzolën e lirimit prej 75 milionë eurosh.
Sipas Calciomercato, ‘Djajtë e Kuq’ janë të interesuar për nënshkrimin e Osimhen në verë, pasi Ruben Amorim po synon të përforcojë sulmin e tij para sezonit 2025/2026.
Klubi megjithatë nuk është i gatshëm të paguajë klauzolën e tij të lirimit dhe në vend të kësaj kanë propozuar një ofertë prej 40 milionë eurosh dhe kartonin e Rasmus Hojlund.
Hojlund ka kaluar në një periudhe të tmerrshme në vitin e tij të dytë në ‘Old Trafford’ pasi ka realizuar në vetëm dy ndeshje në kampionat dhe goli i tij i fundit erdhi ndaj Nottingham Forest më 7 dhjetor.
Kjo ka bërë që të ketë zëra për një largim të mundshëm të tij dhe tashmë rikthimi në Serie A është një opsion në tavolinë për danezin.
United do të rikthehet në aksion të dielën ku do të jenë nikoqir të Fulhamit në kuadër të rrethit të pestë të FA Cup./Telegrafi/