Man Utd interesohet për transferimin e mbrojtësit Lucas Hernandez

Mbrojtësi i Bayern Munich, Lucas Hernandez mund të jetë një zëvendësues eventual për kapitenin Harry Maguire te Manchester Unitedi.
Djajtë e Kuq thuhet se po shqyrtojnë opsionet e tyre me Harry Maguire që po përpiqet të gjejë formën e tij.
Drejtuesit e klubit nga Old Trafford tashmë kanë gjetur një emër potencial për ta zënë vendin e kapitenit të ekipit.
Sipas mediumit Fichajes, Unitedi është një destinacion potencial për qendërmbrojtësin e Bayern Munichut, Lucas Hernandez.
Edhe reprezentuesi francez thuhet se është i hapur për një lëvizje jashtë Gjermanisë, pasi më parë ka luajtur edhe në La Liga.
Barcelona dhe Real Madrid konsiderohen gjithashtu vende të mundshme për transferimin e 26-vjeçarit.
Hernandez ka kontratë deri në verën e vitit 2024 dhe vlerësohet 50 milionë euro. /Telegrafi/
















































