Manchester United ka shënuar fitore të vështirë në shtëpi ndaj Crystal Palace.

“Djajtë e Kuq” dominuan plotësisht në posedim por përmbysjen e arritën me rezultat 2-1, vetëm pasi mysafirët mbeten me një lojtar më pak.


Fillimisht, Palace befasoi të gjithë për të zhbllokuar rezultatin pas katër minutave lojë ku Lacroix shënoi me kokë pas harkimit të Johnson.

Unteidi e mbajti posedimin por që në këto 45 minuta assesi s’ia doli ta thyejë mbrojtjen e Palace.

Sidoqoftë, situata ndryshoi për keq te Palace në pjesën e dytë. Ishte golashënuesi Lacroix që mori direkt karton të kuq pas një ndërhyrje brenda zonës si dhe shkaktoi penallti (56’).

Nga pika e bardhë, Bruno Fernandes ishte i pagabueshëm për ta barazuar rezultatin (57’).

Vetëm tetë minuta më vonë, Fernandes harkoi për Benjamin Seskon, i cili përmbysi rezultatin me një gol me kokë (65’).

Unitedi lehtë mund të shënonte edhe golin e tretë sidoqoftë Casemiro dështoi nga afërsia.

Unitedi kësisoj ngjitët në pozitën e tretë me 51 pikë derisa Palace bie në vendin e 14-të me 35 sosh./Telegrafi/

telegrafi sport app