Manchester United ka fituar me rezultat 2-1 ndaj Chelseat në ndeshjen derbi të javës së 28-të të Ligës Premier.

Skuadra e Jose Mourinhos ka arritur të fitojë me rikthim ndaj asaj të Antonio Contes në një ndeshje shumë të luftuar, fitore kjo që e rikthen në pozitën e dytë.


Golat në këtë takim u shënuan nga Romelu Lukaku (39') dhe Jesse Lingard (75') për Djajtë e Kuq, ndërsa për Blutë e Londrës shënoi Willian (32').

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte braziliani i Chelseat, Willian, i cili u vlerësua me notë 8.5.

Në anë tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për mbrojtësin mysafirë, Antonio Rudiger, i cili u vlerësua me 6.1. /Telegrafi/ Man United:

nota united e1519575312887

Chelsea:

nota united 1 e1519575329276

telegrafi sport app