LAJMI I FUNDIT:

Man Cityt bllokohet nga regjistrimi i nënshkrimit të ri në Ligën e Kampionëve për shkak të rregullit pak të njohur

Man Cityt bllokohet nga regjistrimi i nënshkrimit të ri në Ligën e Kampionëve për shkak të rregullit pak të njohur

Manchester City është bllokuar nga regjistrimi i një prej nënshkrimeve të reja për raundin e ‘play-off’-it të Ligës së Kampionëve për shkak të një rregulli pak të njohur.

City nënshkroi Nico Gonzalez për rreth 60 milionë euro nga FC Porto në ditën e fundit të transferimit, me mesfushorin spanjoll që ka përfunduar lëvizjen e tij para mbylljes së afatit kalimtar të orës 23:00.

23-vjeçari i cili vjen nga akademinë e të rinjve të Barcelonës dhe u bë blerja e katërt e Cityt në afat kalimtarit të janarit, duke i çuar shpenzimet totale në mbi 180 milionë funte.


City do të shpresojë se spanjolli mund të ketë një ndikim të menjëhershëm në Ligën Premier, ndërsa ata përpiqen të kualifikohen në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Man City kompletoi pesë transferime në janar për një shumë të ‘çmendur’ parash
Lexo po ashtu Man City kompletoi pesë transferime në janar për një shumë të ‘çmendur’ parash

Ata do të shpresojnë se ai mund ta bëjë këtë edhe në Evropë – por kjo do të jetë me koston e një tjetër prej nënshkrimeve të reja të klubit.

Kjo për shkak se, sipas rregullave të UEFA-s, vetëm tre lojtarë shtesë mund të regjistrohen për fazat eliminatore të garave të tyre nga skuadra që mori pjesë në fazën e grupeve.

Rregulli është në fuqi pavarësisht nga ndonjë largim, që do të thotë se largimi i Kyle Walker në huazim te AC Milan ka pak ndikim në këtë rast.

Me Cityn që ka nënshkruar me katër lojtarë, një nga blerjet e tyre të reja do të duhet të mungojë në skuadrën e Ligës së Kampionëve.

Ky do të duket të jetë mbrojtësi brazilian 19-vjeçar, Vitor Reis, i cili ka qenë në stol në dy ndeshjet e fundit të Cityt që kur u bashkua nga Palmeiras, por ende nuk ka bërë debutimin e tij.

Omar Marmoush i ka nisur të dyja ndeshjet që nga ardhja e tij nga Eintracht Frankfurt, ndërsa Abdukodir Khusanov pati një debutim të përzier kundër Chelseat.

City gjithashtu nënshkroi mbrojtësin 18-vjeçar Juma Bah nga Real Valladolid në një mënyrë të diskutueshme në janar, por ai është huazuar te Lens për pjesën tjetër të sezonit, kështu që nuk do të regjistrohet në skuadrën e Cityt në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Belgjikës pensionohet nga kombëtarja si shenjë proteste pas rikthimit të Courtois

Ylli i Belgjikës pensionohet nga kombëtarja si shenjë proteste pas rikthimit të Courtois

Ndërkombëtare
A do ta transferojnë përfundimisht? Milan merr vendimin për të ardhmen e Joao Felix

A do ta transferojnë përfundimisht? Milan merr vendimin për të ardhmen e Joao Felix

Serie A
Barcelona gjen portier për të ardhmen, interesim për të ka shprehur edhe Real Madridi

Barcelona gjen portier për të ardhmen, interesim për të ka shprehur edhe Real Madridi

La Liga
Zbulohet arsyeja pse Messi ka munguar në tri ndeshjet e fundit të Inter Miamit

Zbulohet arsyeja pse Messi ka munguar në tri ndeshjet e fundit të Inter Miamit

Ndërkombëtare
A rrezikon Liverpooli t’i humb tri pikët pasi kreu gjashtë zëvendësime ndaj Southampton, Salah u mundua ta ndalojë të fundit

A rrezikon Liverpooli t’i humb tri pikët pasi kreu gjashtë zëvendësime ndaj Southampton, Salah u mundua ta ndalojë të fundit

Premier League
Ancelotti ka një mesazh për tifozët pas ankesave për lojë të dobët ndaj Rayo Vallecanos

Ancelotti ka një mesazh për tifozët pas ankesave për lojë të dobët ndaj Rayo Vallecanos

La Liga
Kalo në kategori