LAJMI I FUNDIT:

Man City refuzon një ofertë të majme nga PSG për Bernardo Silvan

Man City refuzon një ofertë të majme nga PSG për Bernardo Silvan

Bernardo Silva vazhdon të ketë të paqartë të ardhmen e tij, nëse do të qëndrojë te Manchester City apo do të largohet.

Ylli portugez është duke u kërkuar me ngulm nga Barcelona, por edhe nga kampioni në fuqi i Francës, Paris Saint Germain.

Mediumi anglez The Times ka raportuar se kampionët e Ligës Premier, Manchester City kanë refuzuar një ofertë tunduese për mesfushorin portugez.


PSG ka ofruar 70 milionë funte (82,9 milionë euro) për shërbimet e Silvas, ofertë që është hedhur poshtë nga City.

Silva po pret një ofertë nga Barcelona, pasi dëshira e portugezit është që të luaj në Camp Nou.

Edhe trajneri Pep Guardiola e konfirmoi një gjë të tillë pas ndeshjes miqësore me Barcelonën, duke thënë se Bernardo Silva e pëlqen Barçën dhe se ai nuk është askush që t’ia ndaloj transferimin në Kataluni.

Gjithsesi gjiganti katalunas Barcelona nuk mund të transferoj Bernardo Silvan nëse nuk e shet holandezin Frenkie de Jong. /Telegrafi/