LAJMI I FUNDIT:

Man City planifikon t’i blindojë tre yje me kontrata të reja

Man City planifikon t’i blindojë tre yje me kontrata të reja

Klubi anglez, Manchester City po planifikon bisedime të reja për rinovimin e kontratave me tre lojtarë të mëdhenj të ekipit.

Sipas mediumit The Daily Start, City do t’i ofrojë Rodrit, Riyad Mahrezit dhe Ilkay Gundoganit kontrata të reja për t’i mbajtur ata edhe më shumë në Etihad.

Të gjithë nga tre yjet kanë luajtur një rol të madh në suksesin e fundit të Cityt dhe Pep Guardiola është i prirur të sigurojë që qëndrimi i tyre në klub të zgjatet.


Kontrata aktuale e Rodrit skadon pas dy vitesh dhe ai tani pritet të ketë një rritje ‘fitimprurëse’ të pagës.

25-vjeçarit do t’i ofrohen afërsisht 125 mijë funtesh në javë, një rritje e madhe në krahasim me pagën e tij aktuale prej 70 mijë funtesh në javë.

Rodri ka qenë gjithmonë i pranishëm në mesfushën e Cityt që kur u bashkua nga Atletico Madrid për 56 milionë funte në vitin 2019.

Riyad Mahrez dhe Ilkay Gundogan kanë të dy kontrata që skadojnë në fund të sezonit të ardhshëm, por ata gjithashtu pritet të zgjasin qëndrimin e tyre në Mançester, por nuk pritet ndonjë përmirësim i kushteve.

Kevin De Bruyne, Phil Foden, Ruben Dias, Joao Cancello, Aymeric Laporte dhe John Stones kanë nënshkruar marrëveshje të reja kohëve të fundit.

I vetmi lojtar me të cilin City nuk ka arritur të pajtohet me kushtet e reja, deri më tani, është Raheem Sterling. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Barcelona ia ofron pesë klubeve mundësinë për të nënshkruar me De Jong

Barcelona ia ofron pesë klubeve mundësinë për të nënshkruar me De Jong

Ndërkombëtare
Chelsea përgatitë ofertë për transferimin e sulmuesit të Barcelonës në verë

Chelsea përgatitë ofertë për transferimin e sulmuesit të Barcelonës në verë

Premier League
Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Premier League
Gaboi rëndë në Klinë, gjyqtari Mervan Bejtullahu kërkon falje publike

Gaboi rëndë në Klinë, gjyqtari Mervan Bejtullahu kërkon falje publike

Superliga
Kalo në kategori