Manchester City është kthyer në tavolinën e negociatave me Barcelonën për shitjen e mbrojtësit Eric Garcia.

Me marrëveshjen e tij duke shkuar drejt fundit dhe larg një dakordimi për rinovimin e kontratës


Sipas gazetës spanjolle Sport, City tani është i gatshëm të shesë Garcian për një tarifë më të ulët parash në janar.

City i kishte rezistuar përpjekjeve të Barcës gjatë verës, pavarësisht nga kontrata e Garcias që do të skadonte në qershor. Sidoqoftë, pretendohet se ata kanë ndryshuar të menduarit.

eric garcia barca

Dhe ky ndryshim i të menduarit përfshin uljen e çmimit origjinal të kërkuar prej 30 milionë eurosh.

Në të vërtetë, City tani do të jetë i gatshëm ta shesë Garcian te Barça nëse këta të fundit vendosin 15 milionë në tavolinë. /Telegrafi/

telegrafi sport app