LAJMI I FUNDIT:

Man City ka prioritet transferimin e Omar Marmoush pavarësisht rikthimit në formë të Haaland

Man City ka prioritet transferimin e Omar Marmoush pavarësisht rikthimit në formë të Haaland

Klubi anglez, Manchester City thuhet se e ka bërë prioritet kryesor të vitit 2025 transferimin e sulmuesit egjiptian, Omar Marmoush nga Eintracht Frankfurt.

Sipas ekspertit të transferimeve Ekrem Konur, City është duke ‘përparuar’ për nënshkrimin e Marmoush për të shtuar thellësi në linjën sulmuese të Pep Guardiolës, edhe pse Erling Haaland ka rizbuluar së fundmi formën e tij.

Sulmuesi i Eintracht Frankfurt, 25 vjeç, i cili ka shënuar 18 gola në të gjitha garat këtë sezon, vlerësohet në rreth 50 milionë funte apo 60 milionë euro.


Edhe pse ai është paraqitur kryesisht si një numër 9, ai është mjaft i gjithanshëm për të luajtur edhe në krahët e sulmit ose si një numër 10.

Haaland ka shënuar tre herë në dy ndeshjet e fundit të Cityt, duke i dhënë fund një serie prej vetëm një goli në shtatë ndeshje.

Megjithatë, klubi e sheh Marmoushin si një shtesë ideale për të ofruar opsione rotacioni. Guardiola ose mund të përdorë Marmoush për të pushuar Haalandin ose të diversifikojë qasjen sulmuese të ekipit.

Nënshkrimi me egjiptianin këtë muaj mund të jetë sfidues, pasi Frankfurt aktualisht është në mes të një gare të ngushtë për një vend në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Premier League
Kalo në kategori