Telegrafi

Man City e ka gjetur zëvendësuesin ideal të De Bruynes, ai kushton 60 milionë euro

Manchester City tashmë ka identifikuar zëvendësuesin ideal për Kevin De Bruynen, në rast se belgu transferohet në Superligën e Arabisë këtë verë.

Pasi kontrata e tij skadon vitin e ardhshëm, e ardhmja e De Bruynes tek City ka mbetur në ajër dhe ai ka qenë i lidhur fortë me një kalim në Arabi.

Al Ittihadi, që para dy sezonesh fitoi ligën kanë emëruar në postin e trajnerit francezin Laurent Blanc dhe tani janë të etur që ta sjellin kapitenin e Belgjikës në Lindjen e Mesme.

Megjithatë, raportimet se De Bruyne ka arritur marrëveshje personale me klubin arab nuk janë konfirmuar ende, por Al Ittihad po kërkon me çdo kush transferimin e tij.

Lexo po ashtu Man City ofron dy lojtarë për ta lehtësuar transferimin e top yllit të Newcastle

Sipas The Mirror, City tashmë e ka në mendje një lojtar të cilin do ta transferojnë në rast largimi të De Bruynes.

Është lënë të kuptohet se City po përgatitet për një transferim të mundshëm të Eberechi Ezes që momentalisht vesh fanellën e Crystal Palace.

Krahas faktit që ka vuajtur shumë nga lëndimet, Eze e përfundoi sezonin e kaluar me 11 gola dhe katër asistime, duke shkëlqyer nën urdhrat e Oliver Glasner.

Ai pati gjithashtu disa paraqitje të mira edhe me Anglinë në Euro 2024 dhe City e pëlqen aftësinë e tij për të luajtur në disa pozita të ndryshme.

Eze ka edhe tri vite të mbetura në kontratën e tij me Palace, por gjithashtu ka një klauzolë lirimi prej 60 milionë eurosh./Telegrafi/