Një nga talentët më të mëdhenj të futbollit gjerman, Dzenan Pejcinovic, mund të vazhdojë karrierën në radhët e Manchester Cityt, të cilët e kanë ndjekur prej disa kohësh.
Pejcinovic ka lindur në Mynih dhe përveç nënshtetësisë gjermane ka edhe nënshtetësi malazeze. Ai luajti për kategoritë e reja të Bayernit dhe Augsburgut, dhe megjithëse kishte në tavolinë oferta nga klube si Ajax, Juventus, Chelsea dhe Manchester City, ai vendosi të transferohej te Wolfsburg vitin e kaluar.
Shifrat e tij ishin të jashtëzakonshme, ku shënoi 31 gola në 21 ndeshje për ekipin e të rinjve të Wolfsburgut, dhe rekordi i tij në ekipin e të rinjve të Gjermanisë gjatë viteve të fundit është gjithashtu i jashtëzakonshëm – 38 paraqitje, 38 gola.
Ai bëri katër paraqitje për ekipin e parë të Wolfburgut dhe në raundin e parafundit theu gjithashtu kockën metatarsale në këmbë.
Megjithatë, nuk ka asnjë dyshim në klasin e tij, kështu që Manchester City është gati ta sjellë atë pasi t’i skadojë kontrata e të rinjve.
Sipas mediumit Kicker, trajneri i Wolfsburgut, Ralph Hasenhuttl së fundmi ka theksuar mundësinë që Pejcinovic të huazohet dhe City e sheh këtë si një mundësi për të provuar ta sjellë atë në Etihad.
🚨 @ManCity essaie de signer l’attaquant du VfL Wolfsburg, Dženan Pejčinović (19 ans) cet été.
[via @Kicker] pic.twitter.com/n9yBu3GVgr
— Blue Moon (@FRBlueMoon) June 12, 2024
Është e qartë se fillimisht ai nuk do të kishte shumë hapësirë për të luajtur pranë Erling Haaland, por mundësia për të stërvitur nën drejtimin e Pep Guardiolës dhe për të luajtur në ekipin U-21 është shumë joshëse.
Krahas kësaj, City ka edhe klube të ndryshme partnere, si spanjollët e Gironas, e cila mund të jetë një opsion shtesë për realizimin e këtij transferimi.
Pejcinovic njihet si “Dzeko i ri” në Wolfsburg. Ai ka folur për këtë për Kicker dhe ka treguar se modeli i tij është Harry Kane, por ai vetë është i vetëdijshëm se njerëzit e krahasojnë më shumë me Edin Dzekon, sepse janë lojtarë të ngjashëm. /Telegrafi/