Site icon Telegrafi

Man City cakton çmimin e De Bruynes, alarmohen klubet arabe

Manchester City ka vendosur një çmim për mesfushorin Kevin De Bruyne në mes të interesit nga Liga Saudite.

De Bruyne raportohet se është në shënjestër të Al-Nassr përpara një lëvizjeje të mundshme verën e ardhshme, me klubin saudit që thuhet se janë të sigurtë që mund ta bindin legjendën e Cityt të largohet nga futbolli evropian.

Një lëvizje në Ligën Saudite më saktë tek Al-Nassr, do ta shihte atë të bashkohej me Cristiano Ronaldon dhe Sadio Mane dhe gjithashtu të ribashkohej me ish-bashkëlojtarin e Cityt , Aymeric Laporte, i cili kaloi në Lindjen e Mesme gjatë verës.

Sipas ekspertit Fabrizio Romano , De Bruyne refuzoi ofertat nga Arabia Saudite në verë në favor të qëndrimit në City.

Lexo po ashtu De Bruyne drejt kalimit në Arabinë Saudite

Sezoni 2023/24, megjithatë, nuk ka shkuar sipas planit për 32-vjeçarin, i cili pësoi një lëndim në sfidën hapësë të Ligës Premier kundër Burnleyt dhe nuk ka luajtur që atëherë.

Tani, nga Anglia pretendojnë se City është i hapur për të fituar para nga mesfushori përpara se kontrata e tij të skadojë në verën e vitit 2025.

Raportohet se skuadra e Pep Guardiolës do të kërkojë një shumë prej vetëm 60 milionë funte për të shitur belgun, pavarësisht statusit të tij si një nga lojtarët më të mirë në botë .

Kjo shumë ka të ngjarë të mos jetë shumë problematike për Ligën Saudite, me raportin që gjithashtu që pretendon se afati kalimtar i verës 2024 do të jetë një nga afatet më të mëdha të transferimeve sa i përket parave të shpenzuara./Telegrafi/

Exit mobile version