Manchester City ka fituar me rezultat të thellë 5-0 ndaj Burnley në ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë të Ligës Premier.

Pas barazimit ndaj Liverpoolit, skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola i është kthyer fitores duke mposhtur Burnleyn me rezultat të thellë.


Golat në këtë ndeshje për Qytetarët u shënuan nga Sergio Aguero (17'), Bernardo Silva (54'), Fernandinho (56'), Riyad Mahrez (83') dhe Leroy Sane (90').

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte ylli algjerian Mahrez, i cili u vlerësua me notë 9.5.

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për mbrojtësi mysafir Ben Mee, që u notua me 5.5. /Telegrafi/    Man City:

notat man city e1540051776740

Burnley: 

notat man city 1 e1540051801203

telegrafi sport app