Manchester City ka fituar derbin e javës në Ligën Premier ndaj Tottenham Hotspur me rezultat të thellë 4-1.

Qytetarët kanë vazhduar serinë e fitoreve në Ligën Premier, ku tani kryesojnë kampionatin me 52 pikë, ku kanë 17 fitore dhe një barazim.


Golat në këtë takim u shënuan nga Ilkay Gundogan (14'), Kevin de Bruyne (70') dhe Raheem Sterling (80', 90') për Man Cityn, ndërsa për mysafirët golin e nderit e shënoi Christian Eriksen (90+).

Lojtari i ndeshjes ishte mesfushori belg, de Bruyne, i cili mori notë maksimale duke u vlerësuar me notë 10.

Në anën tjetër, lojtari më notën më të ulët ishte mbrojtësi i Tottenhamit, Eric Dier, i cili mori notë 5.5. /Telegrafi/   Man City:

notat man city e1513454681878

Tottenham: 

notat man city 1 e1513454701731

telegrafi sport app