Javë më parë u nda nga jeta rapsodi i njohur Zejnullah Bajrami, i cili njëherësh ishte edhe babai i Arta Bajramit dhe Don Arbas, të dy këngëtarë të njohur të tregut.

Kjo humbje i la të pikëlluar dyshen e famshme të estradës, të cilët vështirë se po e përballojnë humbjen e më të shtrenjtit të tyre.


art

Ka qenë këngëtarja Arta Bajrami ajo e cila së fundmi përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, ka kujtur me mall babain e saj tashmë të ndjerë.

Ajo ka publikuar një fotografi të rapsodit Zejnullahu ku shfaqet me çifteli, ndërsa në mbishkrimin e saj ka shkruar “Gjithmonë Babi”.

arta

E njëjta aktualisht ndodhet në pritjen e ëmbël, pasi viti 2018 do ta gjejë atë nënë për herë të tretë.

Bajrami është nënë e dy fëmijëve: vajzës Victoria, dhe djalit Ideal-Morris. /Telegrafi/