LAJMI I FUNDIT:

Malishevë, stallat drejt përfundimit, pritet edhe furnizimi me lopë qumështore

Malishevë, stallat drejt përfundimit, pritet edhe furnizimi me lopë qumështore

Projekti për ndërtimin e stallave në komunën e Malishevës ka hyrë në fazën finale, pasi dhjetë stallat e parapara, janë ndërtuar, ndërsa edhe furnizimi me lopë qumështore është drejt finalizimit.

Disa nga fermerët përfitues, sot i ka vizituar drejtori për Bujqësi, Murat Hoxha, i cili edhe i ka informuar për ecurinë e mëtutjeshme të përfundimit të këtij projekti.

Sipas drejtorit Hoxha, janë ndërtuar dhjetë stalla, ndërsa të dhjetë përfituesit, do të furnizohen edhe me nga pesë krerë lopë qumështore, duke ju ndihmuar kështu në hapjen e stallave të reja dhe rrjedhimisht, përmes kësaj përkrahje edhe punësimin e një numri të caktuar, të atyre që angazhohen në këto stalla.


“Investimi në bujqësi është investimi më me interes për zhvillimin ekonomik dhe rrjedhimisht edhe në rritjen e furnizimit të tregut dhe konsumimit të produkteve vendore”, tha Hoxha, sipas të cilit, investimet në bujqësi, do të vazhdojnë të mbesin prioritet për qeverinë Begaj, edhe në vitin tjetër.

Projekti i ndërtimit të stallave është realizuar në bashkëfinancim me dhjetë fermerët përfitues, ndërsa vet fermerët janë shprehur të kënaqur me ecurinë e realizimit të këtij projekti dhe presin që brenda vitit të fillojnë me punën e tyre në stalla.

Sipas drejtorit Hoxha, kanë përfunduar të gjitha procedurat për furnizimin me lopë qumështore dhe pritet që shumë shpejt të realizohet edhe kjo pjesë e projektit të drejtorisë, dhe për këtë qëllim, është realizuar edhe kjo vizitë, në mënyrë që fermerët të jenë të informuar në tërësi, deri në realizimin e projektit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Botë
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Ekonomi
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
Kalo në kategori