Janë mbyllur të gjitha ndeshjet e javës së tetë në Superligën e Kosovës, ku nuk munguan derbit dhe përballjet e forta. Fillimisht ishte Ferizaj që fitoi ndeshjen ndaj Dukagjinit me rezultat 2-1, ku Abdeen Abdul dhe Edon Sadriu shënuan për ferizajasit, ndërsa goli i Altin Merlakut nuk mjaftoi. Derbi lokal mes Dritës dhe Gjilanit është mbyllur në barazim 1-1, ku golat u shënuan nga Arb Manaj dhe Armend Thaqi. Prishtina ka shënuar fitore ndaj Feronikelit ‘74 me rezultat 2-0 me golat e Rigon Llugiqit dhe  Junior Ngatta. Derbi mes Llapit dhe Ballkanit u mbyll pa gola, në një ndeshje të fortë në “Zahir Pajaziti”. Malisheva ka marr fitore të madhe ndaj Suharekës në udhëtim, duke triumfuar me rezultat 3-1, me golat e Arlind Veliu, Fatjon Bunjakut dhe Drilon Hazrollajt. Për vendasit ishte goli i vetëm i Mevlan Zekës. 

462232865 840425471581481 3205600998049385161 nSa i përket renditjes, Malisheva po udhëheq e vetme renditjen, me 17 pikë pas tetë ndeshjeve.


 Në vendin e dytë dhe të tretë janë Ballkani dhe Llapi me nga 14 pikë. Prishtina, Drita dhe Suhareka janë në mesin e renditjes me nga 13 pikë.  Gjilani aktualisht është i shtati me 9 pikë,ndërsa Ferizaj i teti me 7 pikë. Dukagjini ka 6 pikë në vendin e nëntë, ndërsa në fund me 1 pikë është Feronikeli 74.  

462091166 840425474914814 8050140457009814483 n

Në xhiron e ardhshme pas ndeshjeve të kombëtareve takohen: Ballkani – Suhareka, Dukagjini – Llapi, Gjilani – Ferizaj, Feronikeli 74 – Drita dhe Malisheva – Prishtina. /Telegrafi/    

telegrafi sport app