Data 14 tetor është data më e dhimbshme për Komunën e Malishevës, pasi në këtë datë të vitit 2004, 15 maturantë të Gjimnazit “Abdyl Frashëri”, tani Gjimnazi “Hamdi Berisha”, humbën jetën tragjikisht në Fushë Arrëz, gjatë kthimit nga ekskursioni në Shqipëri.
Kjo ngjarje, njëherit shënon edhe ngjarjen më tragjike në Kosovën e pasluftës. Në kujtim të kësaj tragjedie, sot janë bërë homazhe në varrezat e maturantëve në Malishevë.
“Kjo është dita më e dhimbshme për të gjithë ne dhe ngjarja më e dhimbshme për të gjithë, pasi në këtë datë, 15 vite më parë ne humbën 15 djem të rinj, 15 maturantë. Ishte dëshira e Zotit që ata të ikin nga kjo botë, të gjithë së bashku në një vend, prandaj edhe varrimi i tyre është bërë në një vend. Ishte ngjarja më e dhimbshme për ne të gjithë, dhe ne gjithmonë do ti kujtojmë”, tha mes tjerash, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, në fjalën e tij drejtuar familjarëve të 15 maturantëve.
Ndërsa ish-drejtori i gjimnazit, Januz Kastrati, në fjalën e tij, tha se “ ky përvjetor është i veçantë, pasi përputhen dy numrat, numri i 15 maturantëve dhe numri i 15 vjetorit të ndarjes së tyre nga jeta”.
“Ishte përjetim i rëndë sepse familjet humbën më të dashurit e tyre, dhe ne humbën 15 maturantë, e Malisheva humbi 15 banorë të saj. Në gjithë këtë tragjedi, ishte lehtësi shpirtërore kur i sheh njerëzit që vinin nga të gjitha trojet shqiptare. Më lejoni që edhe sot t’ju përcjellë ngushëllimet më të sinqerta, duke filluar nga familjet, kryetarit, gjimnazit dhe të gjithë qytetarëve të Malishevës”, tha Kastrati.
Më 14 tetor të vitit 2004, gjatë kthimit nga ekskursioni në Shqipëri, në një aksident trafiku, humbën jetën, Berat Suka, Esat Hajrullahu, Elgadaf Zabelaj, Mifail Morina, Rifat Hoxha, Xhevdet Sertolli, Visar Kafexholli, Agron Berisha, Ajet Rrahmanaj, Esat Rexhaj, Labinot Morina, Lulzim Kastrati, Megzon Sadiku, Rruhi Ulluri dhe Xhevdet Sahitaj, të gjithë maturantë të gjimnazist nga Malisheva.
Të gjithë maturantët që humbën jetën në këtë tragjedi janë varrosur në “Lëndinën e lotëve” afër lagjes së Gurit në Malishevë, ndërsa në kujtim të tyre, është ngritur edhe një lapidar, ndërsa në Fushë Arrëz, në vendin e aksidentit, është ngritur një obelisk në kujtim të ngjarjes.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
MPJD reagon pasi u anuluan disa fluturime Kosovë-Gjermani

Kosova mund të ndjekë një rrugë të re drejt NATO-s, QKSS propozon modelin KECI

Vizita e shefit të NATO-s si rikonfirmim për praninë e forcave evropiane në Kosovë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa