Malisheva dhe Drita kërkojnë të rikthehen te fitoret, formacionet zyrtare

Malisheva dhe Drita takohen në stadiumin 'Liman Gegaj' në kuadër të xhiros së 10-të në Albi Mall Superligë.
Dy skuadrat nga pjesa e epërme e renditjes tabelare nuk kanë fituar ndeshjen e fundit dhe synojnë të rikthehen te fitoret.
Vendasit në këtë sfidë vijnë pas humbjes nga Prishtina 1-3 dhe synojnë të rikthehen te fitoret.
Në anën tjetër bardhekaltërtit nga Gjilani kërkojnë të rikthehen te fitoret pas dy barazimeve radhazi.
Formacionet zyrtare:Malisheva: Velii, Pira, Kryeziu, Prekazi, Veliu, Limaj, Ndjigi II, Ferati, Malikji, Hazrollaj, Bunjaku.
Drita: Maloku, B. Krasniqi, Bejtulai, Ovouka, Sheji, Dabiqaj, Broja, Selmani, Zulfiji, Tusha, Bl. Krasniqi.
/Telegrafi/

Nga
Telegrafi
27/10/2024
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































