Personat me nevoja të veçanta janë më të varfëritë dhe më të diskriminuarit në Kosovë, e krejt kjo për shkak të mos funksionimit të ligjeve.
Kështu ka thënë drejtori qendror i HANDIKOS, Afrim Maliqi, sipas tij, institucionet qeveritare nuk japin përkrahje afatgjate për HANDIKOS, dhe se përkrahin vetëm ndonjë projekt dhe kur përfundon projekti përfundon edhe shërbimi.
“HANDIKOS punon në dy drejtime kryesore, drejtimi i parë është ofrimi i shërbimeve për qytetarët me aftësi të kufizuara si për fëmijë, si për të rritur, kurse drejtimi i dytë është avokimi, lobimi, krijimi i ligjeve apo politikave që kanë të bëjnë me jetërat e personave me aftësi të kufizuara. Kur flasim për shërbimet, ne jemi organizatë që bazohemi 100 përqind vetëm në projekte dhe i ofrojmë ato shërbime të cilat nuk i ofron shteti dhe mundohemi që t’i dalim në mbështetje si fëmijëve, si të rriturve me shërbime të ndryshme duke filluar nga qëndrimi ditor i fëmijëve, po ashtu edhe të rriturve, rehabilitimi fizikal, rehabilitimi psiko-social, mbështetja psikologjike e tyre, parapërgatitja për arsim, mandej ngritja e kapaciteteve të personave të rritur për punësim për çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me përfshirjen e tyre në shoqëri. Në veçanti ofrojmë edhe pajisje ndihmëse për personat me aftësi të kufizuar, e që dikun gati 200 apo mbi 200 pajisje vetëm karroca i shpërndajmë gjatë tërë vitit, të gjitha këto janë të bazuara në projekte me mbështetje të disa donatorëve e që shumë pak me thanë është e mbështetur nga institucionet e tona, respektivisht edhe ajo mbështetje është e bazuar në projekte dhe dihet se kur përfundojnë projekti përfundon edhe shërbimi”, ka thënë Maliqi, për KosovaPress.
Maliqi tha se personat me nevoja të veçanta janë më të varfëritë dhe më të diskriminuarit në Kosovë, e krejt kjo për shkak të mos funksionimit të ligjeve.
“Ligji për qasje apo infrastrukturën e personave me aftësi të kufizuar që nuk zbatohet fare, ligji për punësime për personat me aftësi të kufizuar ende nuk ka filluar të zbatohet, përfshirja e fëmijëve në edukim është jashtëzakonisht e vogël dhe është tepër brengë e madhe si për neve, si për institucionet e tona dhe personat me aftësi të kufizuara, mund të them lirisht se janë grupi më i varfër në vendin tonë, njëkohësisht edhe janë të diskriminim këtë e mbështesin edhe nga ligji i mbrojtjes nga diskriminimi i cili thekson se nëse një person me aftësi të kufizuara nuk mundë të marrë shërbime për shkak të qasjes, atëherë konsiderohet diskriminim”, shtoi Maliqi për Kosovapress.
Kontribut të jashtëzakonshëm në përkrahjen e realizimit të programit të HANDIKOS kanë ofruar partneret ndërkombëtar si “Handicap International”, “OXFAM”, Agjencioni Finlandez FIDIDA, Qeveria e Finlandës, dhe Ambasada e Finlandës, Organizata Italiane “Onlus Ëamba-Athena”, “Onlus Roberto Bazzoni”, “Save The Children”, UNICEF, Agjensioni Evropian për ndërtime dhe rindërtim, etj. Ndërsa nga viti 2004, HANDIKOS në mënyrë modeste e kanë përkrahur edhe disa komuna të Kosovës dhe donatorë lokal.
Shoqata e paraplegjikëve dhe paralizës së fëmijëve të Kosovës është themeluar në vitin 1983, me iniciativën e Halit Ferizit, kryetar i atëhershëm i shoqatës dhe më vonë lider i lëvizjes së aftësisë së kufizuar në Kosovë, së bashku me një grup të qytetarëve me aftësi të kufizuara.
Objektivë kryesore e kësaj shoqate është përmirësimi i të drejtave dhe i standardeve të jetesës së personave me aftësi të kufizuar në Kosovë përmes veprimit në fushën e mbrojtjes shëndetësore, sociale dhe të punësimit.
Ndryshe, nesër më 3 dhjetor shënohet dita e HANDIKOS, ku do të shfaqën shumë aktivitete nga personat me aftësi të veçanta. /KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
LSDM: Neglizhenca e qeverisë solli kaos në Klinikën e Onkologjisë
DPHM: Më ftohtë në Manastir dhe Berovë, më shumë borë në Kodrën e Diellit
Panairi Ndërkombëtar i Turizmit në Spanjë, Rama: Stenda e Shqipërisë ka ngjallur interes të jashtëzakonshëm
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Theren me mjet të mprehtë dy vëllezër në Drenas, policia arreston tre persona
Aksident në Prishtinë, lëndohen katër persona
“Të ma thonë në sy fjalën hajdut”, Beqaj: Berishën dhe Vokshin i dua dëshmitarë
Mitrovicë, persona të panjohur vjedhin kasafortën me para në një banesë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite