Zgjedhjet parlamentare në Malin e Zi konsiderohen si shpëtim nga kriza e gjatë politike. Por a do të sjellë ky rezultat fundin e krizës? Lëvizja Evropa Tani kryeson, por asnjë parti dhe koalicion nuk fitoi shumicën.
Sipas Qendrës për Monitorim dhe kërkim CEMI, Lëvizja Evropa Tani fitoi 25.5% të votave në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që u zhvilluan të dielën në Mal të Zi.
Kjo lëvizje jo parlamentare, e cila u formua 10 muaj më parë, siguroi 23 mandate në parlament.
Ndërkohë Partia Demokratike e Socialistëve doli e dyta me 23.8% ose 21 mandate.
Koalicioni Për të ardhmen e Malit të Zi – koalicion pro serb dhe pro rus, fitoi 14.7% apo 13 mandate.
Sipas Qendrës për Monitorim dhe kërkim (CEMI) koalicioni i përbërë nga Demokratët dhe Lëvizja Ura e Kryeministrit aktual Dritan Abazoviq, doli i katërti në këto zgjedhje me 12.3% të votave apo 11 mandate.
Rezultate më të mira në zgjedhjet e parakohshme parlamentare arriti Partia Boshnjake e cila siguroi 6 mandate.
Dy koalicionet e partive shqiptare Aleanca dhe Forumi shqiptar siguruan 3 mandate në parlamentin e ardhshëm të Malit të Zi.
Në parlamentin, i cili do të numërojë 81 deputetë, do të jetë e përfaqësuar edhe pakica kroate me 1 mandat.
Zgjedhjet si shpëtim nga kriza
Zgjedhjet e parakohshme u cilësuan si jashtëzakonisht të rëndësishme duke i dhënë fund krizës politike gati tre vjeçare, ku dy parti u rrëzuan përmes mocioneve të mosbesimit.
Analistët, të cilët bazohen në rezultatin paraprak të zgjedhjeve, janë të mendimit, se edhe me këtë rezultat të zgjedhjeve Mali i Zi hyn në një periudhë jo stabile politike.
Sipas tyre, një koalicion i qëndrueshëm pas zgjedhor do të ishte ai i Evropa Tani me partinë Demokratike të Socialistëve të ish-presidentit Milo Gjukanoviq.
Por nga Lëvizja Evropa Tani të dielën në mbrëmje pas shpalljes së rezultateve u tha, se në asnjë variant nuk do e formojnë qeverinë e re me këtë parti. Për këtë arsye Evropa Tani do të duhet të bisedojë me disa koalicione dhe parti për formimin e qeverisë së ardhshme.
Varianti tjetër i mundshëm është formimi i shumicës midis Lëvizjes Evropa tani dhe koalicionit të Demokratëve dhe partisë Ura dhe partive të pakicave, por edhe në këtë variant ka mosmarrëveshje duke marrë parasysh akuzat e ndërsjella dhe aferat një javë para zgjedhjeve midis partisë së Kryeministrit aktual Dritan Abazoviq dhe Liderit të Lëvizjes Evropa Tani, Milojko Spajiq.
Ditët në vijim në Mal të Zi priten bisedime intensive për formimin e qeverisë.
Vetë presidenti Jakov Millatoviq pret që qeveria e re të formohet shpejt siç ka thënë ai “në mënyrë efikase dhe në përputhje me vullnetin elektoral të qytetarëve”.
Edhe lideri i Lëvizjes Evropa Tani, Millojko Spajiq paralajmëroi formimin e shpejtë të qeverisë.
Ai u shpreh se “ne presim që qeveria të formohet sa më shpejt, do të flasim me të gjithë ata që ndajnë vlerat e njëjta me ne”.
“Ne do të formojmë një qeveri të re pro evropiane”, tha Spajiq.
Gjithashtu, qeverinë e re të Malit të Zi e presin shumë sfida. Programi i prezantuar nga Lëvizja Evropa Tani ka qenë shumë ambicioz me premtime për rritje pensionesh dhe rrogash, luftë kundër korrupsionit dhe integrimi i vendit në Bashkimin Evropian (BE).
Ndryshe, zgjedhjet parlamentare kaluan të qeta dhe pa incidente. Përqindja e daljes në zgjedhje ishte 56.4 %, dukshëm më pak se në zgjedhjet parlamentare të vitit 2020 kur votuan 76.6% e zgjedhësve.
Zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit ishin të dymbëdhjetat që nga vendosja e sistemit shumë partiak në Mal të Zi dhe të gjashtat që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2006. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

Zgjedhjet parlamentare në Gjermani në shifra

Trump njofton raundin e dytë të bisedimeve me Rusinë për paqen në Ukrainë

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë