LAJMI I FUNDIT:

Mali i Zi ua ndalon qëndrimin dhe hyrjen 28 shtetasve të huaj

Mali i Zi ua ndalon qëndrimin dhe hyrjen 28 shtetasve të huaj

Ministria e Punëve të Brendshme e Malit të Zi dhe Agjencia për Siguri Kombëtare (ANB) ua kanë ndaluar qëndrimin dhe hyrjen në Mal të Zi, 28 shtetasve të huaj, të cilët, siç thonë ata, kanë punuar për interesa të shërbimeve të huaja.

“Përmes operacionit të kryer nga Agjencia për Siguri Kombëtare, subjektet janë identifikuar si bartës të ndikimit malinj të kryer për interesa të shërbimeve të huaja”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Brendshme.

Më herët prokuroria ka konfirmuar arrestimin e dy shtetasve malazezë.


Dy personat janë arrestuar pas bastisjes së banesave të tyre nga Policia, në bazë të njoftimit të ANB-së, nën dyshimet për veprën penale të spiunazhit – ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Speciale të Shtetit, Vukas Radonjiq.

Policia ka kontrolluar banesat me urdhër të Gjykatës së Lartë.

Ndaj këtyre dy personave është ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore të Shtetit në Podgoricë. Hetimi për veprat penale është duke vazhduar nga Prokuroria Speciale e Shtetit.

Ministria e Jashtme e Malit të Zi ka njoftuar më 29 shtator se ka shpallur persona non-grata gjashtë diplomatë rusë të akredituar në Podgoricë.

Në postimin e saj në Teitter thuhet se ata shpallen non-grata “për shkak të veprimtarive që janë në kundërshtim me Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike, si dhe me marrëdhëniet e vlerësimit dhe respektit të ndërsjellë mes dy vendeve”.

Në gjashtë muajt e fundit, edhe gjashtë diplomatë të tjerë rusë u dëbuan me të njëjtin shpjegim.

Pas kësaj ngjarje, Ambasada e Rusisë në Malin e Zi ka mbyllur për një periudhë të pacaktuar departamentin konsullor, “për shkak të veprimeve armiqësore të autoriteteve malazeze kundër Ambasadës së Federatës Ruse” .

Këto dëbime lidhen me aksionin e së enjtes të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare të Malit të Zi (ANB) dhe Prokurorisë Speciale të Shtetit për hetimin e lidhjeve të dyshuara të disa shtetasve malazezë dhe rusë me shërbimet inteligjente të Federatës Ruse.

Marrëdhëniet diplomatike midis Malit të Zi dhe Rusisë janë përkeqësuar nga viti 2014, kur Podgorica ka mbështetur sanksionet e Bashkimit Evropian ndaj Moskës, për shkak të aneksimit të Gadishullit ukrainas të Krimesë.

Mali i Zi u është bashkuar sanksioneve perëndimore kundër Moskës edhe për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë, të nisur më 24 shkurt të këtij viti.

Rusia është kundërpërgjigjur duke e shpallur Malin e Zi si “shtet jomiqësor”. /REL/

Në trend Botë

Më shumë
SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

Botë
Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Evropa
Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Botë
Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Botë
Tensione të reja në Serbi, përleshje mes protestuesve dhe policisë në Novi Sad

Tensione të reja në Serbi, përleshje mes protestuesve dhe policisë në Novi Sad

Serbia
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Kalo në kategori