LAJMI I FUNDIT:

Mali i Zi ua ndaloi shtetasve nën 18-vjeç të Kosovës hyrjen me certifikatë të lindjes, reagon UDSH-ja

Mali i Zi ua ndaloi shtetasve nën 18-vjeç të Kosovës hyrjen me certifikatë të lindjes, reagon UDSH-ja

Mali i Zi ua ka ndaluar shtetasve të Kosovës nën moshën 18-vjeçare që të hyjnë në vendin e tyre me certifikatë të lindjes.

Kjo ka bërë që të reagojë Unioni Demokratik Shqiptar në shtetin malazez duke i kërkuar kryeministrit, Dritan Abazoviq që të anulojë vendimin që ishin marrë ditë më parë.

Mali i Zi ndalon kalimin kufitar me certifikatë të lindjes, edhe fëmijët nën 18 vjeç duhet të kenë dokument udhëtimi
Lexo po ashtu Mali i Zi ndalon kalimin kufitar me certifikatë të lindjes, edhe fëmijët nën 18 vjeç duhet të kenë dokument udhëtimi

“Shteti jonë ka pezulluar vendimin e mëparshëm në bazë te cilës fëmijët e shtetit të Kosovës u lejohej që të kalojnë kufirin e shtetit të Malit të Zi vetëm me certifikatë të lindjes”.


“Certifikata e Lindjes është dokument zyrtar që lëshohet nga zyra e Gjendjes Civile, dhe është dokument i cili shërben si bazë fillestare për kërkimin e dokumenteve të tjerë të identifikimit specifik si pasaporta, letërnjoftimi apo patenta. Po të jetë e pajisur me fotografi shërben dhe si dokument identifikimi për personat nën moshën 16 vjeç”.

“Të gjithë e dimë që ato që e mbajnë gjallë turizmin e qytetit tonë janë pikërisht shtetasit kosovar, prandaj me këtë rast i drejtohemi publikisht kryeministrit Abazoviqit që Vendimin e lartpërmendur ta kthej në fuqi”, shkruan në njoftimin e partisë shqiptare, raporton tvteuta.

Ndryshe, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka njoftuar të gjithë qytetarët se për kalimin kufitar në Malin e Zi, edhe fëmijët nën moshën 18 vjeçare duhet të jenë të pajisur me një dokument të vlefshëm udhëtimi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet

Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet "të arrijë pavarësinë" nga SHBA

Botë
Kur vendet më të mëdha në botë do të arrijnë kulmin e popullsisë?

Kur vendet më të mëdha në botë do të arrijnë kulmin e popullsisë?

Botë
Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Botë
Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Evropa
Astronomët zbulojnë

Astronomët zbulojnë "çelësin" që na ndihmon të kërkojmë për jetë në planete tjera

Botë
Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Evropa
Kalo në kategori