LAJMI I FUNDIT:

Mali i Zi shpërblen pensionistët që vaksinohen kundër coronavirusit

Mali i Zi shpërblen pensionistët që vaksinohen kundër coronavirusit

Në Mal të Zi, të gjithë pensionistët që marrin dozën e parë të vaksinës kundër coronavirusit në muajin korrik do të shpërblehen me një kupon turistik në vlerë prej 50 euro.

Ministria e Shëndetësisë e Malit të Zi gjithashtu informon se një ditë pushimi pas vaksinimit do t’u ofrohet punonjësve në institucionet shtetërore.

Të gjithë qytetarët malazezë të cilët janë vaksinuar me vaksinat Sinopharm ose Sputnik V, për qëllime udhëtimi jashtë vendit dhe nëse një vend i caktuar e kërkon atë, do të pajisen me provë PCR falas në Institutin e Shëndetit Publik, raporton vijesti.me.


Masat e reja epidemiologjike në Malin e Zi, të cilat do të vlejnë deri më 16 korrik, do të rritin numrin e lejuar të tifozëve në ngjarjet sportive, kështu që në vend të 10 për qindëve aktual, do të mundësohen 30 për qind e numrit të përgjithshëm të shikuesve.

Gjithashtu, afati për muzikën live në kopshte dhe në tarracat e restoranteve është zgjatur. Në vend të orës 20:00 deri në 23:00, muzika drejtpërdrejt në natyrë do të mund të interpretohet nga ora 20:00 deri në mesnatë.

Masat e reja kanë zgjeruar gjithashtu listën e vendeve qytetarët e të cilëve mund të hyjnë në Malin e Zi pa analiza ose prova të vaksinimit të coronavirusit, kështu që nga nesër, qytetarët e Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë mund të hyjnë lirshëm në atë vend, raportojnë mediat malazeze. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Botë
Shpërthime në Bejrut, Izraeli zgjeron ofensivën tokësore në Liban

Shpërthime në Bejrut, Izraeli zgjeron ofensivën tokësore në Liban

Azia
Zyrtarisht, amerikanët një muaj larg ditës së zgjedhjeve presidenciale

Zyrtarisht, amerikanët një muaj larg ditës së zgjedhjeve presidenciale

Amerika
Izraeli 'përgatit përgjigjen' ndaj sulmit të Iranit ndërsa afrohet përvjetori i sulmit të 7 tetorit

Izraeli 'përgatit përgjigjen' ndaj sulmit të Iranit ndërsa afrohet përvjetori i sulmit të 7 tetorit

Azia
Netanyahu për sulmin e Iranit:

Netanyahu për sulmin e Iranit: "Asnjë vend tjetër në botë nuk do të pranonte një sulm të tillë dhe as Izraeli nuk do ta pranojë”

Azia
Vuçeviq: Serbia nuk duhet të pranojë që Banjska të përkufizohet sipas asaj se si e sheh Prishtina ngjarjen

Vuçeviq: Serbia nuk duhet të pranojë që Banjska të përkufizohet sipas asaj se si e sheh Prishtina ngjarjen

Serbia
Kalo në kategori