Mali Everest është rritur me rreth 15 deri në 50 metra në 89,000 vitet e fundit dhe po rritet çdo vit.
Tani, shkencëtarët thonë se kjo është për shkak se sistemi ujor i malit ka hasur në një lum.
Kur lumi Arun u bashkua me një tjetër aty pranë, shtegu i ri krijoi grykën e thellë të Arunit pranë Everestit.
Tani, rrjeti i lumenjve është rreth 74 kilometra larg malit, duke bërë që ai të ngrihet deri në dy milimetra çdo vit, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.
“Mali Everest është një mal i jashtëzakonshëm mitesh dhe legjendash dhe është ende në rritje”, tha studenti Adam Smith nga UCL Earth Sciences.
“Hulumtimi ynë tregon se ndërsa sistemi i lumit aty pranë prehet më thellë, humbja e materialit po bën që mali të ngrihet më lart”, shtoi Smith.
Bëhet e ditur se mali më i lartë në Tokë, mali Everest, është 8,849 metra i lartë dhe ngrihet rreth 250 metra mbi majën tjetër më të lartë në Himalaje.
Sot, lumi Arun dhe gryka që ai ka krijuar, kalojnë nëpër rajonin malor në lindje të Everestit dhe bashkohen në rrjedhën e poshtme me sistemin më të madh të lumit Koshi.
Aventurierët që shkojnë në kampin bazë të famshëm të Everestit shpesh kalojnë pjesë të Koshit në rrugën e tyre.
Gjatë mijëra viteve, lumi Arun ka larë tokën dhe sedimente përgjatë brigjeve të tij, duke krijuar grykën e thellë.
Ndërsa sasia e madhe e sedimentit është larguar, toka është bërë më e lehtë dhe korja e Tokës është shtyrë ngadalë, duke çuar në rritjen e Everestit – është një proces i quajtur rikthim izostatik.
Ndryshe, rritja nuk është unike për Everestin, ajo prek edhe male tjera duke përfshirë Lhotse dhe Makalu, majat e katërta dhe të pesta më të larta në botë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë