Maldini e konfirmon: Donnarumma po largohet nga Milani, ne i urojmë më të mirën në karrierë

Largimi i Gianluigi Donnarummas nga Milani është folur për javë të tëra.
Tani lajmi është konfirmuar zyrtarisht edhe nga drejtori teknik i kuqezinjve, Paolo Maldini, i cili foli për kanalin e klubit, duke konfirmuar largimin e portierit italian.
“Donnarumma ka qenë lider dhe shpesh herë edhe kapiten i Milanit. Njerëzit e kanë të vështirë të kuptojnë se çfarë do të thotë të jesh profesionist, i gatshëm të ndryshosh ngjyrat e fanellës”.
“Është e vështirë ta pranosh, por ne duhet të kemi respekt për ata që i kanë dhënë shumë Milanit dhe nuk e kanë hedhur poshtë asnjëherë”.
“Nuk më mbetet gjë tjetër veçse t’i uroj më të mirën”, u shpreh Maldini.
Portierit të kombëtares italiane i përfundon kontrata me kuqezinjtë dhe është i lirë të vendosë për të ardhmen e tij.
Shumë klube do të vihen pas tij pas që ai mund të transferohet falas./Telegrafi/











































