LAJMI I FUNDIT:

Malazezët e arrestuar, jetonin në Prishtinë me identitet të ndryshuar

Malazezët e arrestuar, jetonin në Prishtinë me identitet të ndryshuar

Mario Milloshevic dhe Gjorgje Poviceciq, që kanë kryer vrasje në Mal të Zi, të mërkurën kanë rënë në pranga të Policisë së Kosovës.

Në një aksion që ka vazhduar gjithë pasditen, policia ka bërë arrestime në dy ndërtesa. Bashkë me ta, janë arrestuar edhe një shtetas serb dhe një kosovarë.

Aksioni i Policisë ndodhi në bashkëpunim me autoritetet e Malit të Zi, ku në Lagjen Emshir të Prishtinës, vunë në pranga shtetasit malazias që përveç tjerash akuzoheshin edhe per veprat penale: ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’ dhe ‘mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të armës’.


Milloshevic dyshohet për vrasjen e Cetinjanin Radomir Djurickovic on tetor të 2016. E Poviceviq është i dyshuar që e ka ndihmuar Millosheviç të ikë nga spitali, ku po mbahej për të vuajtur dënimin për kidnapim dhe vrasje që kishte kryer në vitin 2015 në Kotor.

Për të dy këta, INTERPOL kishte lëshuar fletë-arrest ndërkombëtar.

Policia e Kosovës, përmes një komunikate për media ka thënë se kanë bastisur banesat ku po qëndronin të dyshuarit.

“Operacioni policor është zhvilluar në dy lokacione në Prishtinë dhe gjatë kontrollit janë gjetur dhe janë sekuestruar dy armë, sasi e narkotikëve, një veturë, dokumente që dyshohet se janë të falsifikuara, sasi e parave dhe gjëra të tjera.”

Të  dyshuarit që nga shtatori i vitit 2017 janë banorë të kësaj lagje.

Për Frontal, agjencia përmes të cilës të arrestuarit kanë marrë banesat me qira thonë se ata janë paraqitur me identitet tjetër. Të arrestuarit, janë dërguar në mbajtje.

Operacion arrestimi i shtetasve të huaj në Prishtinë, të dyshuar për vrasje (Video)
Lexo po ashtu Operacion arrestimi i shtetasve të huaj në Prishtinë, të dyshuar për vrasje (Video)

Në trend Lajme

Më shumë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Kalo në kategori