LAJMI I FUNDIT:

Malala viziton vendlindjen e saj

Malala viziton vendlindjen e saj

Fituesja e Çmimit Nobel për Paqe, Malala Yousafzai ka vizituar sot vendlindjen e saj në Pakistan, për herë të parë që prej se u sulmua nga militantët talibanë më 2012.

Malala ka arritur në Mingore, në Luginën Svat së bashku me babai, nënën dhe dy vëllezërit e saj.

Ajo ka shpërthyer në lot kur ka hyrë në shtëpinë e saj të vjetër, i ka thënë Radios Evropa e Lirë, një shoqe e Malalas që ishte prezente.


Gjatë vizitës së shkurtër, ajo është takuar me fqinjtë, familjarët dhe miqtë e saj. Malala ka qenë e shoqëruar nga ministrja e Informacionit, Maryam Aurangzeb.

Më vonë gjatë ditës ajo do të vizitojë një kolegj të kadetëve, që gjendet 15 kilometra nga Mingora.

Vizita e Malalas në vendlindjen e saj vjen dy ditë pasi ajo arriti në Pakistan, për herë të parë pasi ishte qëlluar në kokë, teksa po udhëtonte me autobusin e shkolllës. Ajo u qëllua nga talibanët sepse avokonte për edukimin e vajzave, gjë që miltiantët e kundërshtojnë.

Malala ishte 15-vjeçare kur u sulmua. Më pas ajo ishte dërguar në Angli për trajtim.

Ajo studion në Universitetin Oxford. Njëzetvjeçarja ka fituar Çmimin Nobel për Paqe më 2014.

Në trend Botë

Më shumë
Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Botë
“Raport javor”: Musk thotë se stafi i qeverisë amerikane duhet të justifikojë punën, ose mund të pushohen

“Raport javor”: Musk thotë se stafi i qeverisë amerikane duhet të justifikojë punën, ose mund të pushohen

Amerika
Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Evropa
Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Botë
Si funksionon sistemi zgjedhor në Gjermani?

Si funksionon sistemi zgjedhor në Gjermani?

Evropa
CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

Evropa
Kalo në kategori